Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti takon Džaferović, diskutojnë për situatën politike dhe të sigurisë së rajonit

Pri 7, 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, shoqëruar nga zëvendëskryeministrja dhe njëherish ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në margjinat e Forumit Ekonomik Delphi, pati takim me kryetarin e Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Šefik Džaferović, me të cilin diskutuan mbi raportet ndërmjet dy vendeve dhe mundësitë e forcimit dhe përparimit të bashkëpunimit përkundër pengesave politike.

Në takim u diskutua për situatën politike dhe të sigurisë së rajonit, pas invazionit dhe agresionit rus në Ukrainë, të cilën të dy e dënuan ashpër.

Kryeministri Kurti tha se duhet të vazhdojmë të solidarizohemi dhe të mbështesim luftën nacionalçlirimtare të popullit ukrainas dhe të jemi syhapur karshi lidhjeve të gjera dhe të thella të Federatës Ruse dhe Serbisë, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM