Build Skills with our trainings

Sign up now!

Szunyog: MSA si marrëdhënia e parë kontraktuale mes BE dhe Kosovës, e përcaktoi perspektivën e saj evropiane

Pri 7, 2022

Këshilli i Investitorëve Evropianë (EIC) ka organizuar konferencë në 6-vjetorin e hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA).

Me rastin e gjashtë vjetorit të hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, shefi i Zyrës së BE-së dhe përfaqësuesi Special i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog bëri deklaratë duke thënë se gjashtë vite më parë, hyri në fuqi Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, si marrëdhënia e parë kontraktuale mes BE-së dhe Kosovës, duke e përcaktuar kështu perspektivën e saj evropiane. MSA-ja është mjet jetësor për zbatimin e qëllimeve të Agjendës së Gjelbër duke kaluar në prodhimin e qëndrueshëm të energjisë dhe duke siguruar mbrojtjen e mjedisit.

Në fund të fundit, është roli i Qeverisë së Kosovës që të udhëheqë dhe të sigurojë përmbushjen e të gjitha obligimeve që rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, me mbështetjen dhe në bashkëpunim me Kuvendin, shoqërinë civile dhe sektorin privat, ka thënë Szunyog.

Sa më shumë të zbatohet marrëveshja, aq më shumë do të përfitojë Kosova, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së BE-së në Kosovë.

 

Sikur sot, gjashtë vite më parë, hyri në fuqi Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, si marrëdhënia e parë kontraktuale mes BE-së dhe Kosovës, duke e përcaktuar kështu perspektivën e saj evropiane.

 

Përgjatë gjashtë viteve të fundit, në bashkëpunim me Bashkimin Evropian, Kosova ka zhvilluar procese shumë të rëndësishme, duke përfshirë në sektorët e drejtësisë, tregtisë, arsimit dhe punësimit.

 

Dialogu politik dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë janë pjesë e rëndësishme e kësaj pune.

 

MSA-ja është mjet jetësor për zbatimin e qëllimeve të Agjendës së Gjelbër duke kaluar në prodhimin e qëndrueshëm të energjisë dhe duke siguruar mbrojtjen e mjedisit.

 

Marrëveshja u nënshkrua për një periudhë fillestare dhjetëvjeçare, me mundësi të zgjatjes. Katër vitet e ardhshme duhet të përdoren për arritjen e progresit të qenësishëm.

 

Sa më shumë të zbatohet marrëveshja, aq më shumë do të përfitojë Kosova.

 

Në fund të fundit, është roli i Qeverisë së Kosovës që të udhëheqë dhe të sigurojë përmbushjen e të gjitha obligimeve që rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, me mbështetjen dhe në bashkëpunim me Kuvendin, shoqërinë civile dhe sektorin privat.

 

BE-ja është partneri juaj dhe ne jemi të gatshëm të ndihmojmë. Së bashku mund ta sjellim ndryshimin.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM