Build Skills with our trainings

Sign up now!

Tahiri: ZRRE të zbatojë vendimin e Gjykatës për pezullimin e rritjes së çmimit të energjisë

Pri 13, 2022

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri në një konferencë për media ka reaguar ndaj qëndrimeve të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për moszbatimin e vendimit Gjykatës Themelore për pezullimin e tarifave të shtrenjtuara të energjisë elektrike në Republikën e Kosovës.

Tahiri tha se Partia Demokratike e Kosovës e ka marrë me shqetësim jashtëzakonisht të madh këtë vendimin të ZRRE-së për moszbatimin e vendimit të Gjykatës Themelore.

“Vendimi ka hyrë në fuqi në ditën që është publikuar dhe në ditën që e kemi marrë edhe ne, edhe ZRRE. Baza ligjore në të cilën ZRRE thirret që ky vendim nuk ka hyrë në fuqi është e paqëndrueshme. Andaj vendimi i Gjykatës Themelore, Departamenti Administrativ është jashtëzakonisht i qartë. Ky vendim ka hyrë në fuqi dhe qytetarët e Kosovës nuk duhet të paguajnë tarifa të energjisë elektrike me rritje për këtë muaj, përderisa nuk kemi një vendim tjetër të shkallës së dytë, pra të Apelit”, theksoi ai.

Tahiri i ka bërë thirrje ZRRE-së të mos e apelojnë vendimin e Gjykatës, sepse ky është në interes të qytetarëve të Republikës së Kosovës, për të cilët rritja e çmimit të energjisë është e papërballueshme.

“Tashmë jemi në një situatë tjetër, ku Republika e Kosovës me prodhimin e energjisë edhe mund t’i mbulojë nevojat e sja për konsum ditor në raport me energjinë elektrike. Tashmë koha ka ndryshuar drastikisht me periudhën në të cilën është rritur çmimi i energjisë elektrike, pra me janarin, shkurtin, marsin, ku kemi pasë vërtetë muaj të ftohtë. Tash në stinën e pranverës konsumi i energjisë elektrike ka rënë jashtëzakonisht shumë.”

Po ashtu, PDK i bën thirrje kryeministrit Kurti dhe presidentes Osmani që të mos insistojnë në rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

“Të gjitha statistikat që dalin në raport me rritjen e çmimeve në Republikën tonë janë shqetësuese. Ky vendim i Gjykatës Themelore për pezullimin e vendimit të ZRRE-së për ngritjen e çmimit të energjisë deri në 109 për qind është vendim në interes të qytetarëve të Kosovës, një vendim të cilin PDK me juristët e saj e ka argumentuar”, tha ai.

Tahiri tha se në rast të moszbatimit të këtij vendimi, PDK do të angazhohet që të bëj padi penale për Bordin e ZRRE-së, thuhet në komunikatën për media e PDK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM