Build Skills with our trainings

Sign up now!

Konjufca nderon të rënët në Sllovi: Pa gjakun e tyre nuk do të vinte liria

Pri 15, 2022

Në vazhdën e vizitave e të nderimeve pranë memorialëve dhe varrezave të të rënëve nëpër vise të ndryshme të Kosovës, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, së bashku me shefin e kabinetit, Ilir Kërçeli, bëri homazhe dhe vendosi lule pranë lapidarit të të rënëve të fshatit Sllovi të Komunës së Lipjanit.

Kryetari Konjufca, në bashkëbisedim me përfaqësuesin e këtij fshati dhe disa prej familjarëve të martirëve, ndër të tjera tha se në ditë si kjo, kujtojmë të gjithë ata që me gjakun e tyre siguruan lirinë e vendit.

“Lavdi gjakut të derdhur, sepse pa gjakun e tyre nuk do të vinte as liria e as pavarësia. Ata ranë që fëmijët tanë të vazhdojnë të jetojnë në Kosovën tonë të lirë”, tha kryetari Konjufca.

Më 15 e 16 Prill 1999 në fshatin Sllovi të Lipjanit, forcat serbe vranë dhe masakruan 45 civilë shqiptarë dhe plagosën shumë të tjerë, thuhet në komunikatën për media e Kuvendit të Kosovës, thuhet në komunikatën për media e Kuvendit të Kosovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM