Build Skills with our trainings

Sign up now!

OEAK: Fuqizimi i kapaciteteve energjetike dhe efiçenca e energjisë me rëndësi për bizneset

Pri 15, 2022

Planet e Qeverisë për fuqizimin e kapaciteteve energjetike me fokus në energjinë e gjelbër si dhe tarifat e përballueshme të energjisë për konsumatorët komercialë ishin në fokus të diskutimit të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë me ministren e Ekonomisë Artane Rizvanolli.

Ministrja Rizvanolli shpalosi para ndërmarrjeve të pranishme planet e Qeverisë së Republikës së Kosovës për energjinë e gjelbër dhe ndikimin në ekonominë e qëndrueshme, si dhe punën dhe sfidat e sektorit të energjisë në vend, si dhe rreth Strategjisë së Energjisë 2022 – 2031 e cila është në përfundim e sipër.

Ministrja e Ekonomisë theksoi se strategjia përpos që synon dekarbonizimin e sektorit të energjisë në vend deri në vitin 2050, duke përmbushur kështu potencialin e lartë të Kosovës për zhvillim të Burimeve të Ripërtërishme, reflekton edhe përkushtimin e Qeverisë sa i përket zhvillimit socio-ekonomik. Ajo shtoi se strategjia ka për qëllim t’i mundësojë sektorit të energjisë të shërbejë si mjet për rritjen ekonomike të vendit dhe rritjen e mundësive të bizneseve dhe punësimit të të rinjve.

Anëtarët e pranishëm të Komitetit të Gjelbër, Komitetit për Energji dhe Miniera dhe Komitetit për Tregti dhe Dogana të Odës Ekonomike Amerikane, shprehën shqetësimet e tyre lidhur me sigurinë e furnizimit me energji, por edhe ofruan ide e rekomandime për sa i përket promovimit të efiçencës energjetike në vend, përfshirë edhe financimin e investimeve, thuhet në  komunikatën për media e OEAK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM