Build Skills with our trainings

Sign up now!

Sveçla: Do të vazhdojmë të vendosim rend dhe ligj, për të luftuar krimin e korrupsionin

Pri 15, 2022

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla së bashku me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti mbajtën konferencë të jashtëzakonshme për media në lidhur me sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Veri të vendit.

Në këtë konferencë ministri Sveçla tha se sulmi ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, dhe se faktet tregojnë se ky akt terrorist është kryer me granatë dore dhe AK47  dhe se ka qenë i drejtuar ndaj disa policëve të Kosovës të cilët kanë qenë duke shkuar për të realizuar ndërrimin në pikat kufitare. 

Ministri Sveçla deklaroi se tri ditët e fundit janë realizuar katër sulme ndaj policëve të Kosovës në veri me qëllim të frikësimit të tyre dhe qytetarëve në përgjithësi. 

Ai tha se qëllimi i  Institucioneve të Republikës së Kosovës për të vendosur rend dhe ligj dhe për të luftuar krimin dhe korrupsionin pa dallim dhe diskriminim të çfarëdo kategorie do të vazhdojë me ngulm dhe do të jemi të suksesshme në të drejtën tonë.

Ndërsa në anën tjetër drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti tha se sulmet kanë ndodhur në mënyrë sistematike ku së pari janë përdorur iriqët në rrugë, sulmi me gurë, gjuajtja me armë dhe në fund gjuajtja në patrullën e Policisë së Kosovës, thuhet në komunikatën për media e MPB-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM