Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë shpreh shqetësimet e saj lidhur me diskutimet e fundit publike dhe nismat legjislative për të mundësuar tërheqjen e kursimeve pensionale.
Oda Amerikane beson fuqishëm që masat e tilla janë në kundërshtim me qëllimin për të cilin fondi i kursimeve pensionale ekziston dhe që masa do të kishte përfitime afatshkurta socio-ekonomike.
Kursimet pensionale të qytetarëve duhet të mundësojnë një standard të dinjitetshëm të jetesës pas pensionimit të tyre, prandaj reduktimi i vlerës së kursimeve pensionale do të cenojë standardin e jetesës në moshën pas pensionimit.
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë i bënë thirrje Qeverisë që të konsiderojë rishikimin e politikave tatimore për produktet esenciale ashtu që ta bëjë të përballueshme situatën aktuale të çmimeve të ngritura për qytetarët e Kosovës, e veçanërisht atyre me nivel më të kufizuar të të ardhurave, thuhet në komunikatën për media e OEAK-së.