Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist sot ka organizuar protestë për ditën e punëtorëve, ku thuhet se punëtoret dhe punëtorët në Kosovë janë ato e ata që e mbajnë gjallë ekonominë, sigurojnë të mirat e vazhdimësinë e jetës dhe të çdo organizimi shoqnor a politik.
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist kanë thënë në postimin e tyre në Facebook se janë bazamenti i entiteteve të prodhimit, e që fatkeqësisht është uzurpuar nga korporata kapitaliste dhe vazhdon të uzurpohet por kjo nuk do të ndodhte nëse organizohemi, rreth lëvizjeve për të drejtat e tyre, rreth sindikatave, rreth shpërfaqjes së padrejtësive në mënyrë publike.
Sot ne ua rikujtojmë që ne jemi bazamenti i entiteteve të prodhimit, e që fatkeqësish asht uzurpuar nga korporata kapitaliste dhe vazhdon të uzurpohet. Ajo vazhdon trysninë, kontrollin dhe rënkimin/rëndimin mbi krahët tanë të punës.
Kjo nuk do të ndodhte poqë se ne organizohemi, rreth lëvizjeve për të drejtat tona, rreth sindikatave, rreth shpërfaqjes së padrejtësive tona në mënyrë publike.
Vetëm kështu dalim fitimtare/ë.
BLLOKU ANTI-KAPITALIST
Grupi Anarko-Sindikalist i Prishtinës
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist
Dylberizm
Aktivistet/ët e bashkuar për drejtësi