Në 23-vjetorin e vrasjes, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar akademik, Fehmi Aganin.
“Profesor Agani ishte intelektuali i angazhuar një jetë të tërë në përmbushjen e synimit për shtetin e Kosovës. Ai ishte figurë përbashkuese, politikan konsistent me vizion të qartë për rrugën që duhet të ndiqte Kosova.
Si dorë e djathtë e presidentit historik, dr.Ibrahim Rugova, profesor Agani dha kontribut të çmueshëm në afirmimin e çështjes së Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Aktiviteti i tij kombëtar u ndal më 6 maj 1999, kur forca të regjimit gjenocidal serb e vranë njërin nga strategët e lëvizjes paqësore”, thuhet në përkujtimin e presidentes Osmani.
Vënia e autorëve para drejtësisë është synimi ynë i vazhdueshëm, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentes.