Build Skills with our trainings

Sign up now!

Uji dhe qirinjtë: Dokumentari i mbështetur nga BE për personat e zhdukur në Kosovë, shfaqet premierë në Prishtinë

Qer 28, 2022

Dokumentari i mbështetur nga BE-ja për personat e zhdukur në Kosovë me titull Uji dhe qirinjtë u shfaq mbrëmë në Kino Armata të Prishtinës.

Qëllimi i këtij dokumentari të prodhuar nga Kosovo 2.0 dhe Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë është të kontribuojë në diskutimin publik dhe të rrisë ndërgjegjësimin për çështjen e personave të zhdukur, duke u siguruar që ajo të mbetet lart në agjendë.

“Çështja e më shumë se 1600 personave të zhdukur mbetet një nga temat më të dhimbshme në Kosovë dhe puna për të zbuluar fatin e tyre dhe për t’u ofruar ngushëllim familjeve të tyre duhet të vazhdojë”, tha ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, në shfaqjen e filmit.

Dokumentari është pjesë integrale e projektit të financuar nga BE-ja që synon të mobilizojë mediat dhe organizatat e shoqërisë civile dhe të përmirësojë aftësinë e tyre për të hulumtuar, investiguar dhe raportuar për fatin e personave të zhdukur në Kosovë.

Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor Mirosllav Lajçak mori pjesë gjithashtu në premierën. 

“Personat e zhdukur janë çështje urgjente humanitare. Është e rëndësishme që familjet dhe të dashurit e të zhdukurve të mund të gjejnë përfundimin. Kjo është arsyeja pse ne i kushtojmë vëmendje të veçantë edhe në Dialogun për normalizimin e marrëdhënieve”, tha Lajçak.

Producentët e dokumentarit Uji dhe Qirinjtë do të aplikojnë në festivale të ndryshme, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së BE në Kosovë.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM