Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se çdo ditë e më shumë po rriten kërkesat për ujë të pijshëm dhe se kërkon nga qytetarët të shpenzojnë ujin e pijshëm për nevoja shtëpiake dhe assesi për destinime tjera të pa arsyeshme.
Niveli i ujit në liqenin e Batllavës është minus 1.52 metra nën kuotën maksimale të kapërderdhjes, ndërsa niveli i ujit në liqenin e Badocit minus 7.90 metra nën kuotën maksimale të kapërderdhjes .
Të gjithë jemi përdorues të ujit, prandaj ne jemi edhe përgjegjës për ta shfrytëzuar atë në mënyrë të drejtë.
KRU :Prishtina” sh.a. me të gjitha kapacitetet teknike trajtuese është duke bërë shpërndarje të barabartë të ujit të pijshëm te të gjithë konsumatorët.
Ujin e zëvendëson vetëm uji!
Andaj, t’i ruajmë dhe mbrojmë burimet e ujit për periudhat vijuese!
Dje dhe sot uji po keqpërdoret me të madhe, me ç’rast pikat e larta të furnizimit po kanë vështirësi në furnizim të rregullt me ujë, thuhet në komunikatën për media e KRU “Prishtina”.