Build Skills with our trainings

Sign up now!

KMDLNj: Ministria e Financave po i shkel të drejtat e nënave lehona

Kor 7, 2022

Në KMDLNj kohëve të fundit kanë pranuar ankesa se Ministria e Financave dhe e Transfereve po ua shkel të drejtën në përfitimin e kësaj të drejte të shumë nënave lehona.

Për të gjitha nënat lehona të cilat në vitin e fundit nuk kanë qenë të angazhuara me punë, Qeveria e Kosovës në shtator të vitit 2021, mori vendim që të paguajë të njejtat për periudhën gjashtë (6) mujore mbështetje financiare 170 Euro. Kjo pagesë njihet si masa 3.5 – Pagesa për Lehona dhe Shtesat për fëmijë.

Pas këtij Vendimi (54/2021; datë 08.09.2021) nënat lehona kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të përfituar nga kjo masë. Disa nga to kanë qenë të angazhuara në punë një ditore, kryesisht në procesin zgjedhor në Kosovë e që pa të drejtë ka qenë arsye për Ministrinë t’ua ndalë të drejtën për këto përfitime. Ministria ka një linjë telefonike e cila gjatë 90% të kohës është e paqasshme për t’u informuar në lidhje me mos pagesat e lehonave. Edhe KMDLNj e ka vërtetuar këtë pohim të nënave lehona. Kurse, përveç linjës telefonike, ka edhe një “komision” i cili i shqyrton ankesat e lehonave. Sipas pohimeve që i kemi marrë nga zyrtaret e linjës telefonike pa pagesë, ky komision nuk dihet se kush e përbënë, kur takohen, ku apo si i shqyrtojnë ankesat?! Ka një email adresë në të cilën mund të drejtohesh por që asnjëherë nuk merr përgjigje.

Pas insistimeve të KMDLNj-së për një rast të veçantë zyrtaret e linjës telefonike na pohojnë se “mos i jep zor bre se s’ka qare pa i marrë ato pare”!!!!!

Mohimi i të drejtës fillimisht për t’u informuar i të gjitha nënave lehona për të realizuar të drejtën e tyre paraqet shkelje të të drejtave të njeriut. Qasja dhe sjellja e zyrtareve të cilat përgjigjen në linjën telefonike duhet të jetë në përputhje me sjelljen zyrtare duke respektuar të drejtën e nënave për informim. Ministria duhet urgjentisht t’u kthej përgjigje të gjitha nënave të cilat po presin përgjigje për realizimin e të drejtës së tyre. Gjithashtu, komisioni i cili vlerëson ankesat duhet të jetë më i përgjegjshëm në trajtimin e lëndëve dhe informimin e palëve për ankesën e tyre.

Po ashtu, për KMDLNj është e papranueshme qasja e zyrtarëve që mjetet do t’i marrin por “nuk duhet me i dhënë zor” kjo është fyese dhe qasja e tillë duhet ndaluar.

Të gjitha nënat lehona duhet të realizojnë të drejtën e  tyre në përfitimin e drejtë dhe në kohë të mjeteve nga Masa 3.5.

KMDLNj inkurajon të gjitha nënat lehona që të paraqesin rastet e tyre në KMDLNj.

KMDLNj thërret që Ministria e Financave të ndalojë vazhdimin e këtyre shkeljeve dhe të u përgjigjet të gjitha atyre që kanë parashtruar ankesë në mos realizimin e të drejtës së tyre, thuhet në komunikatën për media e KMDLNj-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM