Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kryeministri Kurti shprehu ngushëllimet dhe respektin për ish-kryeministrin e Japonisë, Shinzo Abe

Kor 14, 2022

Në librin e zisë, të hapur në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur respektin dhe nderimin për ish-kryeministrin e Japonisë, Shinzo Abe, i cili u vra ditë më parë. Kryeministri Kurti është pritur në ambasadë nga i ngarkuari me punë në Ambasadën e Japonisë, Keisuke Yamanaka, të cilit ia ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për humbjen Shinzo Abe.

Puna e Abe për demokracinë, lirinë dhe sigurinë në Japoni dhe në botë ishte e jashtëzakonshme. Ai ishte një burrë shteti që punoi pa u lodhur për të çuar përpara një vizion të përbashkët për një botë të lirë dhe të hapur, ka shkruar kryeministri Kurti në librin e zisë.

Kryeministri e ka vlerësuar kontributin e rëndësishëm të Abe në marrëdhëniet ndërmjet Japonisë dhe Republikës së Kosovës, si një mik dhe partner i madh i vendit dhe popullit tonë. Do ta nderojmë me mirënjohje të thellë kujtimin për të, ka shkruar ai, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

Në emrin tim, dhe në emër të Qeverisë dhe popullit të Republikës së Kosovës, ju shpreh ngushëllimet tona më të thella për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Shinzo Abe.

 

Puna e zotit Abe për demokracinë, lirinë dhe sigurinë në Japoni dhe në botë ishte e jashtëzakonshme. Ai ishte një burrë shteti që punoi pa u lodhur për të çuar përpara një vizion të përbashkët për një botë të lirë dhe të hapur.

 

Kryeministri Shinzo Abe dha kontribut të rëndësishëm në marrëdhëniet ndërmjet Japonisë dhe Republikës së Kosovës. Ai ishte një mik dhe partner i madh i vendit dhe popullit tonë. Vendimi për hapjen dhe hapja e Ambasadës së Japonisë në Kosovë është bërë gjatë mandatit të z. Abe si kryeministër. Nisma e tij për Ballkanin (“Iniciativa për Bashkëpunim për Ballkanin Perëndimor”) e përfshiu Kosovën në mesin e shtatë vendeve dhe vazhdon të jetë aktive me mbështetjen dhe ndihmën e Qeverisë së Japonisë. Gjatë kohës së kryeministrit Abe, Japonia ishte ndër pesë kontribuesit kryesorë në Kosovë në arsim, mjedis, emergjenca dhe fatkeqësi natyrore, televizion publik, trajnim të zyrtarëve shtetërorë dhe lokalë dhe investime të tjera.

 

Do ta nderojmë me mirënjohje të thellë kujtimin për të.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM