Build Skills with our trainings

Sign up now!

Në fshatin Gorancë, pas analizave epidemiologjike në ujë të pijshëm, gjenden bakteriet e gjalla me prejardhje fekale

Kor 14, 2022

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës bën të ditur se ekipi i Qendrës Rajonale të Shëndetësisë Publike – Ferizaj ka vazhduar hulumtimin epidemiologjik në teren në komunën e Hanit të Elezit.

Për analiza fiziko-komike dhe bakteriologjike janë marrë mostra në fshatin Gorancë, tek rezervoari kryesor i cili futet me rënie të lirë në rrjetin shpërndarës të fshatit dhe dhe në disa shtëpi private që furnizohen me ujë nga ujësjellësi lokal i fshatit, të cilat janë analizuar në Qendrën Laboratorike Testuese në IKSHPK-së.

Dy mostra të ujit të marra në fshatin Seqishtë dhe Gorancë me datë 11.07.2022, sipas aspektit fiziko-kimik janë në përputhshmëri me standardet e parapara me UA 16/2012.

Nga aspekti mikrobiologjik në mostrën e ujit të marrë në fshatin Seqishtë janë prezente numri i tërësishëm i baktereve të gjalla, ndërsa në mostrën e ujit të marrë në fshatin Gorancë janë prezente numri i tërësishëm i baktereve të gjalla mbi normat e lejuara dhe Streptokoke me prejardhje fekale.

Nga mostrat e fecesit të rasteve simptomatike janë izoluar E.coli Enteroaggregative (EAEC) dhe Norovirus GI/GII.

Përndryshe, brenda 24 orëve të fundit janë paraqitur 34 raste në AMF-në e fshatit Gorancë, dhe 13 raste në QKMF-ën e Hani Elezit. Të gjitha rastet ishin nga fshati Gorancë dhe kishin simptomatologji të njëjtë me: ethe, temperaturë, kokëdhembje, mundim, vjellje dhe barkqitje.

Nga banorët që kanë kërkuar ndihmë mjekësore nuk ka të hospitalizuar dhe nuk ka pasur asnjë rast të vdekjes, thuhet në komunikatën për media e MSh-së.

 

IKSHPK ka dhënë rekomandimet përkatëse:

1.  Raportimi i menjëhershëm i rasteve të dyshimta në helmim, sipas legjislacionit në fuqi, ligji “Parandalimi dhe luftimi i sëmundjeve ngjitëse në Kosovë” (LNR: 02/L-109).

2.   Të vazhdohet me informim të qytetarëve për vlimin e ujit i cili përdoret për pije dhe përgatitje të ushqimit ose te shfrytëzohen resurset tjera që kanë ujë të sigurtë.

3.   Të instalohet klorinatori në rezervuarin kryesor.

4.   Të përcjellët cilësia e ujit, të vazhdohet me mostrim për analiza laboratorike-bakteriologjike  dhe vlera e Cl rezidual.

5.   Marrja e të gjitha masave për njoftim dhe vetëdijësim të qytetarëve për situatën e krijuar.

6.   Rekomandimi kryesor: Komuna pas përfundimit të instalimit të sistemit të klorizimit, vendosjes së orë-matëseve dhe sanimit të rezervuarit kryesor, t’ia dorëzojë KRU “Bifurkacioni“-it në menaxhim.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM