Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se u nënshkrua Memorandum Mirëkuptimi mes Kryeqytetit dhe DAI Global.
Rama në postimin e tij në Facebook ka thënë se ky Memorandum, i cili vjen si vazhdimësi e zotimit tonë si pjesë e programit të USAID Kosovo ‘Integriteti i Komunave të Kosovës’ (KMI), synon të zhvillojë më tutje transparencën dhe llogaridhënien, të cilat janë edhe parimet themelore të qeverisjes sonë.
Jemi tejet të përkushtuar të kemi një qeverisje të mirë dhe transparente ndaj qytetarëve të Prishtinës, andaj bashkëpunime të tilla janë gjithmonë të mirëseardhura.