Build Skills with our trainings

Sign up now!

Rame Lahaj International Opera Festival, performuan studentët e rinjë duke treguar rezultatin e punës së tyre

Kor 30, 2022

Ministria e Kulturës ka njoftuar se në natën e katërt të Rame Lahaj International Opera Festival, performuan studentët e rinjë, duke treguar rezultatin e punës së tyre gjatë ditëve të fundit, nën mësimin dhe kujdesin e mjeshtërit të vokalit – Jean Bernard Thomas.

RLIOF si një prej festivaleve më të reja në vend dhe në rajon po nxit talentët e ri dhe gjeneratën e re drejt formësimit ndërsa po ndikon në krijimin e kuadrove profesionale që do të mund t’i shërbejnë gjithë sferës operistike në vend.

Djem e vajza të reja e përjetuan një skenë të madhe, të duartrokitur nga audienca e cila shijoi koncertin dhe magjinë që e sollën këta artistë që premtojnë shumë.

Në koncert ishte i pranishëm ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ministrja e Industrisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, tenori dhe themeluesi i festivalit, Ramë Lahaj, sekretari i MKRS, Bislim Bislimi, artistë e artdashës, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.

#RLIOF2022

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM