Build Skills with our trainings

Sign up now!

Rama: Prishtina dhe Manifesta Biennial pushtojnë titujt e mediave prestigjioze botërore

Gus 4, 2022

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se mediat prestigjioze botërore kanë pushtuar titujt ku kanë shkruar për Prishtinën dhe Manifesta Biennial.

Rama ka postuar në Facebook disa prej linqeve dhe artikujve e mediave botërore.

 

Mirëmëngjesi Prishtinë! – Kryeqyteti që pushtoi titujt e medieve prestigjioze botërore!

 

Më poshtë mund të gjeni vetëm disa nga citimet dhe linqet e artikujve të shkruar për Prishtinën dhe Manifesta Biennial.

 

“Prishtina është qyteti ideal për të pritur Bienalen Nomade….Për Kosovën, qytetarët e së cilës mund të udhëtojnë vetëm në katër vende pa viza, Manifesta është një thirrje e fuqishme zgjimi për komunitetin ndërkombëtar përmes artdashësve, koleksionistëve, artistëve dhe gazetarëve, të cilët vijnë nga e gjithë bota…..”

https://a-desk.org/spotl…/pristina-en-kosovo-se-manifesta/

 

“Çfarë ndryshimi mund të bëjë një bienale?“ – pyeti Hedwig Fijen, historianja holandeze e artit dhe themeluesja e Manifesta, në hapjen e edicionit të 14-të të Manifestës në Prishtinë, më 22 korrik. “Nuk është fjala për vendosjen e instalimeve në qytet dhe varjen e pikturave”… Sfida kryesore e këtij edicioni është të lidhë artin, arkitekturën dhe shoqërinë civile për të riimagjinuar një hapësirë publike që është shkrirë që nga lufta, më pas pavarësia, duke zbuluar njëkohësisht asetet e një qyteti që aspiron të dalë nga pothuajse padukshmëria e tij.

https://www.lemonde.fr/…/manifesta-14-a-pristina-une…

 

“Manifesta 14 godet në shenjë me një shfaqje që heton të kaluarën e trazuar të Kosovës dhe marrëdhëniet e saj asimetrike të fuqisë me BE-në… Por, vendet historike dhe monumentale të Prishtinës shpesh e lënë në hije artin në pamje.

https://news.artnet.com/opinion/manifesta-14-2151927

 

“….Manifesta’14, dëshironte të dëgjonte atë që duan vetë banorët e Prishtinës. Aty gjetën një ‘skenë arti të zhurmshme’, e cila luftoi me pyetje të tilla si: si e rindërtoni një qytet? Si e trajtoni trashëgiminë kulturore? Dhe mbi të gjitha: si mundeni ju si popullatë të rifitoni hapësirën publike?…”

https://www.nrc.nl/…/hoe-kunst-in-pristina-de-stad-weer…

 

“….Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina shpërthen në skenën botërore të artit me Manifesta’14….Për Kosovën, qytetarët e së cilës janë në gjendje të udhëtojnë vetëm në katër shtete pa viza, Manifesta, duke sjellë koleksionistë, artistë, gazetarë dhe artdashës nga e gjithë bota, nuk është gjë e vogël….”

https://www.theartnewspaper.com/…/kosovos-capital…

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM