Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kryeministri Kurti bën homazhe te lapidari i dëshmorëve të familjes Lleshi nga fshati Vraniq, Gjakovë

Gus 7, 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje!, bëri homazhe te lapidari në Vraniq të Gjakovës, në nderim të dëshmorëve të familjes Lleshi, me rastin e 24-vjetorit të rënies së tyre për atdhe.

Kryeministri Kurti tha se në luftën çlirimtare ranë katër dëshmorë të familjes Lleshi nga Vraniqi i Gjakovës. Marku e Kola më 7 gusht 1998 në betejën e Vraniqit dhe Prendi e Mema më 28 janar 1999 në betejën e Godenit.

“I përkujtuam me nderim e krenari në 24-vjetorin e tyre, të gjakut të tyre që u bë liria jonë. Lokja Hanë dhe Gega na prinin në homazhet e sotme te varri i tyre dhe lapidari tempull me katër shtylla”, u shpreh ai.

Derisa kujtoi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, kryeministri Kurti theksoi se para një çerek shekulli UÇK-ja organizoi popullin në kryengritje kundër pushtuesit dhe okupatorit serb i cili kreu gjenocid në Kosovë.

“Lavdi të gjithë dëshmorëve e martirëve të kombit shqiptar”, tha kryeministri Kurti.

Siç shtoi kryeministri më tej, agresioni e krimet e Serbisë dhe rezistenca e qëndresa jonë janë e vërteta historike e faktike, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM