Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka falënderuar qeverinë dhe forcat partnere gjermane për mbështetjen e madhe në ngritjen e kapaciteteve operacionale të mjekësisë ushtarake të FSK-së.
Mehaj në postimin e tij në Facebook ka thënë se ushtarakët tanë bashkë me ata gjerman kanë shpërndarë pajisje dhe produkte mjekësore, nëpër njësitë e FSK-së.
Falënderim dhe mirënjohje e lartë për qeverinë dhe forcat partnere gjermane për mbështetjen e madhe në ngritjen e kapaciteteve operacionale të mjekësisë ushtarake të FSK-së.
Ushtarakët tanë bashkë me ata gjerman shpërndajnë donacionin gjerman në pajisje dhe produkte mjekësore, nëpër njësitë e FSK-së.






