Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti dhe Murati vizitojnë kompaninë Rroni Fer, përfituese e masës 2.1 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike

Gus 12, 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, vizituan sot fabrikën e prodhimit të metaleve “Rroni Fer” në Gjakovë.

Rronifer është një nga përfituesit nga subvencionimi i kredive investive, si pjesë e masës 2.1 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike. Si rezultat i mbështetjes së ofruar, kompania në fjalë ka arritur të zgjerojë kapacitetet prodhuese me makineri zvicerane dhe bashkëkohore, të cilat garantojnë cilësi dhe rritje të prodhimit.

Pas vizitës, kryeministri Kurti u shpreh se kompania Rroni Fer është shembull i suksesit dhe i  ndikimit të masës 2.1 – Subvencionimi i kredive investive në zhvillimin e kapaciteteve të bizneseve prodhuese dhe rritjen e punësimit e eksportit. Ai shtoi se në dy vitet e fundit kompania ka trefishuar numrin e punëtorëve duke e ngritur atë në 200 sosh dhe planifikojnë që këtë trend ta vazhdojë edhe në të ardhmen.

“Nëpërmjet Pakos së Ringjalljes Ekonomike, Qeveria e Kosova e ka ndihmuar Rronifer-in me 360 mijë euro. Kjo kompani eksporton në vendet e rajonin dhe ato të Evropës perëndimore, që është synimi i tyre kryesor. Aktualisht rreth 50% të prodhimit të tyre është për eksport”, potencoi kryeministri Kurti.

Ministri Murati, në anën e tij, u shpreh se mbështetja ndaj prodhuesve vendorë është tejet e rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendit, andaj Ministria e Financave, Punës dhe Trasfereve edhe më tej do të vazhdojë punën në këtë drejtim.

Në fund, duke ritheksuar ndikimin e mbështetjes në rritjen e kapaciteteve të kompanisë së tyre dhe avancimin e pozitës në treg, nikoqirët falënderuan kryeministrin Kurti dhe ministrin Murati për vizitën e tyre dhe mbështetjen e qeverisë, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM