Build Skills with our trainings

Sign up now!

KRM “Pastrimi” nga data 15 gusht fillon me procedimin e konsumatorëve borxhlinjë tek përmbaruesi privat

Gus 13, 2022

Kompania Regjionale e Mbeturina “Pastrimi” nga data 15 gusht 2022, do të fillojë me procedimin e konsumatorëve borxhlinjë, për konsumatorët me borxhe të akumuluara ndër vite, në procedurë përmbarimore tek Përmbaruesi Privat.

Inicimi i kësaj procedure përmes Përmbaruesit Privat krijon taksën shtesë.

Për t’iu shmangur kësaj procedure, kërkohet nga ju që sa më parë të përmbushni obligimet tuaja ndaj KRM “Pastrimi” Sh.A, sepse përndryshe jemi të detyruar të dërgojmë lëndët në Procedura Përmbarimore.

KRM “Pastrimi” Sh. A, Prishtinë ka për obligim shërbimin – largimin e mbeturinave për të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit në Prishtinë si dhe në njësitë tjera rajonale, Podujevë, Fushë Kosovë, Lipjan, Drenas dhe Kastriot.

Për të përmbushur këtë obligim me sukses dhe cilësi, kërkohet angazhim maksimal dhe bashkëpunim.

Në mënyrë që t’iu ofrohet ky shërbim me cilësi, kërkojmë nga qytetarët që të përmbushin obligimet në pagesën e faturave, thuhet në postimin në Facebook të KRM “Pastrimi”.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM