Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti dhe Murati vizitojnë fabrikën DAKA Therm, përfituese e masës 2.1 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike

Gus 13, 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, kanë vazhduar sot vizitën tek prodhuesit vendorë, përkatësisht te fabrika Daka Therm në Pozharan.

Kompania Daka Therm është gjithashtu përfituese e masës 2.1 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, mbështetje me të cilën ka arritur të ngrisë kapacitetet në prodhimin e materialeve termo-izoluese, përkatësisht në prodhimin e stiropolit.

Pas vizitës në fabrikë, kryeministri Kurti theksoi se Daka Therm është shembull se si mbështetja nga Qeveria jep rezultate konkrete te bizneset prodhuese, si në zhvillimin e biznesit, ashtu edhe në rritjen e punësimit.

“Duke iu falënderuar masës 2.1 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike është rritur për 25 numri i punëtorëve në këtë fabrikë, të cilës i urojmë edhe më shumë suksese në të ardhmen”, tha kryeministri Kurti.

Ministri Murati u shpreh se Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve do të vazhdojë me mbështetjen ndaj prodhuesve vendorë, ashtu që të rritet prodhimi, punësimi e eksporti.

Përfaqësuesit e fabrikës DAKA Therm, u shprehën falënderues ndaj Qeverisë për mbështetjen në blerjen e makinerive, të cilat kanë ndikuar dukshëm në qëndrueshmërinë dhe zhvillimin e veprimtarisë tyre, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM