Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia arreston tre persona të dyshuar për veprat penale rrëmbim dhe dhunim të viktimës 18 vjeçare

Gus 14, 2022

Policia njofton se si rezultat i hetimeve intensive gjatë ditës së sotme, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në Mitrovicën e Jugut, kanë identifikuar dhe arrestuar tre persona të dyshuar, shtetas të Republikës së Koosvës për veprat penale ‘Rrëmbim’ dhe ‘Dhunim’.

Për veprën penale rrëmbim janë arrestuar H. M., 20 vjeçar dhe G. B. 21 ., vjeçar. Arrestimi i tyre është bërë mbi dyshimet e arsyeshme dhe provave të siguruara, në Mitrovicë, dy të dyshuarit kanë rrëmbyer viktimën femër/kosovare të moshës 18 vjeçare, të cilën me forcë e kanë futur në veturë, me ç’rast ndaj sajë ishte ushtruar dhunë në forma të ndryshme duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktimës i është ofruar tretman i nevojshëm mjekësor.

Në kuadër të hetimeve të deritanishme hetuesit policor mbështetur në deklaratën shtesë të viktimës kanë arritur të zbulojnë se viktima e rastit të rrëmbimit muaj më parë kishte qenë viktimë e dhunimit nga i dyshuari B .M., 34 vjeçar, vepër kjo që nuk ishte raportuar nga viktima.

Lidhur me veprat penale janë ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore perfshirë edhe bastisje në dy lokacione ku janë gjetur dëshmi materilae që nderlidhen me veprat penale.

Mbi dyshimet e arsyeshme dhe provat e siguruara, dy të dyshuarit H. M., dhe , po he G. B. 21., po hetohen për veprën penale ‘Rrëmbim’, ndërsa i dyshuari B .M., 34 vjeçar, po hetohet për veprën penale ‘Dhunim’.

Pas intervistimit, tre të dyshuarve me aktvendim të prokurorit të rastit u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM