Build Skills with our trainings

Sign up now!

Çeku: DokuFest XXI mbyllet me ndarjen e çmimeve, i gjithë ky sukses është rezultat i punës së komunitetit artistik

Gus 15, 2022

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku ka njoftuar se DokuFest XXI u mbyll me ndarjen e çmimeve për më të mirët në shumë kategori dhe filmin e Scorsese “The Last Waltz” kushtuar koncertit lamtumirës të rock bendit kanadezo-amerikan “The Band”.

Çeku në postimin e tij në Facebook ka thënë se i gjithë ky sukses, është rezultat i punës së madhe të komunitetit tonë artistik. Prizreni për nëntë ditë me radhë u transformua në një kinema të hapur, ata që shijuan filmat e një programi të kuruar me shumë pasion, përjetuan edhe atmosferën magjike të qytetit.

 

Prizreni për nëntë ditë me radhë u transformua në një kinema të hapur. Ata që shijuan filmat e një programi të kuruar me shumë pasion, përjetuan edhe atmosferën magjike të qytetit. Thirrja e festivalit sivjet ishte për të gjithë ne, mbi të gjitha temat e vështira, nga ndryshimet klimatike te autoritarizmi, nga cënimi i të drejtave të njeriut te luftërat, varfëria, fashizmi.

 

Vendi ynë po shënon një nga vitet më të suksesshme kulturore në historinë e tij.

 

Me DokuFest që u mbyll mbrëmë, Bienalen Manifesta që mbetet e hapur deri në fund të tetorit, festivalet si Anibar, Chopin Piano Festival e Ramë Lahaj Opera Festival, Sunny Hill Festival dhe shumë ngjarje të tjera kulturore në gjithë vendin tonë, paraqitjen e shkëlqyer në Bienalen e Venecias me Jakup Ferrin, reformën kulturore që kemi nisur, rritjen e buxhetit për kulturën, bursat për profilet deficitare në kulturë, marrëveshjet e bashkëpunimit kulturor me shtete të Europës, funksionalizimin e Operas së Kosovës, themelimin e Këshillit Inicues të Muzeut të Artit Bashkëkohor, blerjen e veprave të artit nga artistët vendorë, 2022-ta do të arkivohet si një ndër vitet më të suksesshme artistike të vendit. Dhe kemi edhe pesë muaj deri në fund të vitit.

 

I gjithë ky sukses, para se gjithash është rezultat i punës së madhe të komunitetit tonë artistik. Artistë e aktivistë kulturorë, institucione arti e operatorë kulturor, individë e organizata të shumta, u jam mirënjohës për përkushtimin dhe ju siguroj që politikat tona qeveritare për kulturën do të vazhdojnë të ndjekin rrugën dhe udhëzimet tuaja.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM