Build Skills with our trainings

Sign up now!

Mbahet protesta kundër dhunës së vajzave dhe grave, u kërkua drejtësi që dhunuesit ta marrin ndëshkimin e merituar

Gus 31, 2022

Një numër i konsiderueshëm i qytetarëve kanë marrë pjesë në protestën e paralajmëruar kundër dhunës ndaj vajzave dhe grave.

Kjo protestë ka filluar pas rastit të fundit që ndodhi ku një 11-vjeçare u dhunua seksualisht nga pesë persona.

Sipas përfaqësuesve nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist dhunimi i 11-vjeçares është akt i një sistemi patriarkal.

Protestuesit me slogane në duar kërkuan drejtësi në mënyrë që dhunuesit ta marrin ndëshkimin e merituar.

Përfaqësuesit e Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist kanë thënë se do të vazhdojnë protestën ulun dhe nuk do lëvizin prej këtu deri sa t’iu adresohen kërkesat e tyre.

Ata ftojnë qytetarët me iu bashku, thuhet në postimin në Facebook të Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist.

 

Sot u ngritëm në këmbë dhe i zaptuam rrugët e sheshet e Prishtinës në solidaritet me të mbijetuarën e përdhunimit nga 5 djem e burra kriminelë dhe për të kërkuar përgjegjësi institucionale dhe shoqërore. U bëmë bashkë dhe për mbi shtatë orë bërtitëm ankthin dhe frikën e çdo vajze e gruaje në Kosovë dhe u zotuam që ne do e mbrojmë trupin tonë e të çdo vajze e gruaje, kudo qoftë ajo.

 

Protesta e sotme ishte britma jonë e fundit paqësore. Trupi ynë nuk është terren kompromisi dhe negociatash. Nëse shteti nuk merr përgjegjësi, ne do organizohemi çdo herë e më shumë e do luftojmë me çdo mjet në dispozicion për sigurinë dhe lirinë tonë.

 

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM