Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kryeministri Kurti përuron shkollën e re në Batllavë

Sht 8, 2022

Duke krijuar kushte më të mira infrastrukturore për zhvillimin e procesit mësimor, krijojmë parakushte për ngritjen e cilësisë në arsim, tha kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me rastin e përurimit të objektit të ri shkollor për Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Luigj Gurakuqi” në Batllavë.

Në këtë objekt të ri shkollor, me sipërfaqe të përgjithshme prej 1.100 m2, janë 10 dhoma mësimi të pajisura me inventar bashkëkohor, të cilat do të jenë në shërbim të nxënësve dhe të komunitetit.

Tani ato dhoma mësimi, duhet të gumëzhijnë me tinguj pune. Aty duhet të nxitet kureshtja e nxënësve për dije, që nesër të kemi profesionistë të mirë e qytetarë të përgjegjshëm. Të tillë që do t’i kontribuojnë zhvillimit të kësaj ane dhe të gjithë vendit tonë, tha kryeministri.

Shpata e diturisë është teknika më e mprehtë e zhvillimit tonë qytetar e shoqëror. Është lidhja parimore për një shtet me baza të qëndrueshme e prosperitet për të ardhmen, shtoi ai.

Së bashku me ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, znj.Arbërie Nagavci, Kryeministri paraprakisht përuroi sallën e edukatës fizike të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Luigj Gurakuqi” në Batllavë, me sipërfaqe prej 700m².

Kryeministri Kurti ritheksoi se arsimi është shtylla jonë qendrore mbi të cilën zhvillohen të gjitha fushat e tjera të shtetit e të shoqërisë. Ai theksoi se për këtë qëllim Qeveria ka rritur buxhetin e arsimit në këtë vit për 12%.

Kemi shtuar mbështetjen për nxënësit, andaj deri në fund të mandatit do t’i kemi 400 asistentë për fëmijë me aftësi të kufizuara. Kemi ndarë buxhet 1.7 milion euro për mësimdhënësit në gjendje të vështirë shëndetësore. Dje kemi filluar me arsimin dual, me pilotim të katër profileve, për të mbyllur hendekun ekzistues të shkathtësive, për ta lidhur tregun e punës me arsimim dhe aftësim profesional. Këtë shtator e filluam me Abetaren e Përbashkët Unike me Republikën e Shqipërisë, tha ai.

Kryeministri Kurti u uroi nxënësve, mësimdhënësve dhe gjithë komunitetit shkollën e re, me dëshirë që të jetë vend i sukseseve edhe i arritjeve të shumta të përbashkëta, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

Jam i privilegjuar të ndaj me ju gëzimin e përurimit të objektit të ri shkollor për Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Luigj Gurakuqi” në Batllavë. Duke krijuar kushte më të mira infrastrukturore për zhvillimin e procesit mësimor, krijojmë parakushte për ngritjen e cilësisë në arsim.

Në këtë objekt të ri shkollor, me sipërfaqe të përgjithshme prej 1.100 m2, ju presin 10 dhoma mësimi të pajisura me inventar bashkëkohor, të cilat do të jenë në shërbim të nxënësve dhe të komunitetit. Tani ato dhoma mësimi, duhet të gumëzhijnë me tinguj pune. Aty duhet të nxitet kureshtja e nxënësve për dije, që nesër të kemi profesionistë të mirë e qytetarë të përgjegjshëm. Të tillë që do t’i kontribuojnë zhvillimit të kësaj ane dhe të gjithë vendit tonë. Më herët ishim edhe në përurimin e sallës së edukatës fizike, me sipërfaqe prej 700 m². Sepse në shkollat tona na duhen edhe librat e bankat për mësimin, por edhe sallat sportive e gjimnastika për shëndetin. Për një trup të disiplinuar e të shëndetshëm të fëmijëve tanë. Për një mendje të kthjellët e të ditur të nxënësve tanë. Na duhen që të dyja.  

E për të arritur deri në kufijtë e potencialit të nxënësve, roli i mësimdhënësve aty është i pazëvendësueshëm. Mësimdhënësit duhet të jenë shembull superior për nxënësin. Ata duhet të reflektojnë urtësi me përgjegjshmëri, dinjitet dhe ndershmëri. Dija e gjerë dhe e thellë e mësuesit dhe mësueses është vepra humane që do t’i ngris gjithnjë e më shumë të gjithë nxënësit. Janë ata që ua besojmë njohjen. Shpata e diturisë është teknika më e mprehtë e zhvillimit tonë qytetar e shoqëror. Është lidhja parimore për një shtet me baza të qëndrueshme e prosperitet për të ardhmen. Shkolla është sfera e ndërmjetme e këtyre dy prirjeve, vetvetja për tjetrin në jetë.

Arsimi është shtylla jonë qendrore mbi të cilën zhvillohen të gjitha fushat e tjera të shtetit e të shoqërisë. Ne po punojmë me një qasje shumëdimensionale që ta forcojmë arsimin në vend. Caku ynë është që të përmirësojmë kushtet arsimore por edhe ta ngrisim cilësinë.

Për këtë qëllim e kemi rritur buxhetin e arsimit në këtë vit për 12%. Kemi shtuar mbështetjen për nxënësit, andaj deri në fund të mandatit do t’i kemi 400 asistentë për fëmijë me aftësi të kufizuara. Kemi ndarë buxhet 1.7 milion euro për mësimdhënësit në gjendje të vështirë shëndetësore. Dje kemi filluar me arsimin dual, me pilotim të katër profileve, për të mbyllur hendekun ekzistues të shkathtësive, për ta lidhur tregun e punës me arsimim dhe aftësim profesional. Këtë shtator e filluam me Abetaren e Përbashkët Unike me Republikën e Shqipërisë.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit tanimë ka finalizuar Strategjinë e Arsimit për periudhën 2022-2026, të cilën së shpejti do ta shqyrtojmë në Qeveri. Parashihen investime domethënëse në fushën e edukimit në fëmijërinë e hershme  dhe teknologji të informacionit e të komunikimit.

Deri në fund të këtij viti pritet të finalizohen 17 objekte parashkollore ku do të arsimohen dhe edukohen rreth 1.800 fëmijë. Ndërkaq për tri vitet e ardhshme tanimë kemi siguruar 18 milionë euro për investime fillestare në teknologjinë e informacionit dhe komunikimit në infrastrukturën përkatëse në shkolla.

Nxënës të dashur,

Ju sot po e vazhdoni betejën për dije në objektin e ri shkollor. Jam i bindur se do ta ruani dhe do të kujdeseni për të sepse është pasuria juaj, ndërsa duhet t’u shërbejë edhe gjeneratave të cilat vijnë pas jush. Përfitoni sa më shumë merita nga mësimdhënësit. Shpërndani sa më shumë dashuri për shokun e shoqen. Ne, bashkërisht do të jemi më ju në çdo hap të cilin ju do ta hidhni përpara.

U dëshiroj  juve, mësimdhënësve tuaj dhe gjithë komunitetit që ta gëzoni shkollën e re. Le të jetë vend i sukseseve edhe i arritjeve të shumta të përbashkëta.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM