Build Skills with our trainings

Sign up now!

Osmani dhe Grunder diskutojnë për bashkëpunim dhe thellim të raporteve mes dy shteteve

Sht 8, 2022

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të ngarkuarën me punë të Misionit të SHBA-ve në Kosovë, Alyson Grunder, me të cilën kanë biseduar për zhvillimet e fundit në vend, rajon dhe më gjerë.

Të dy bashkëbisedueset kanë diskutuar për hapat e mëtutjeshëm dhe bashkëpunimin konkret me qëllim të thellimit të raporteve në mes të dy shteteve.

Osmani e ka njoftuar Grunder për progresin e Kosovës në drejtim të përmbushjes së zotimeve në kuadër të Samitit për Demokraci, me ç’rast shprehu mirënjohje për vlerësimin pozitiv të punës së institucioneve të Kosovës nga ana e Sekretarit Blinken.

Gjithashtu, presidentja Osmani dhe Grunder diskutuan edhe për mbajtjen e Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili do të mbahet në Prishtinë, më 21-23 tetor 2022, dhe është një nga zotimet në kuadër të Samitit për Demokraci, thuhet në faqen zyrtare të Zyrës së Presidentes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM