Oficerët doganor kanë parandaluar dy raste të tentim kontrabandës, ku janë kapur mallra ushqimore dhe telefona mobil.
Në magjistralen Kaqanik – Ferizaj, njësitet antikontrabandës të Doganës së Kosovës kanë selektuar një automjet të dyshuar për kontrolle, mirëpo ai nuk i është bindur urdhërave për t’u ndaluar dhe ka tentuar të largohet, mirëpo oficerët doganor kanë arritur ta ndalojnë automjetin dhe me këtë rast janë gjetur 660 kg mjalt industriale e kontrabanduar në Kosovë. Mallrat janë konfiskuar si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse.
Derisa në rastin e dytë zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë kryer një kontrollë në nje dyqan / Mobil Shop dhe me kete rast jane gjetur 39 telefona Smart pa dokumentacion e të cilët janë kontrabanduar në Kosovë. Telefonat e kontrabanduar jane sekuestruar dhe ndaj kompanisë janë inicuar procedurat kundervajtjëse, thuhet në komunikatën për media e Doganës së Kosovës.




