Build Skills with our trainings

Sign up now!

Mehaj: Kosova vend i vogël, por aleat me zemër të madhe i SHBA-së në Grupin e Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Sht 9, 2022

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, bashkë me ministra e shefa të mbrojtjes të mbi 50 shteteve aleate të SHBA-së, nën organizimin dhe udhëheqjen e Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes, Lloyd J. Austin III, ka marrë pjesë në takimin e pestë të radhës së Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës.

Në bazën ajrore amerikane Ramstein të Gjermanisë përveç miratimit të vendimit të Presidentit Joe Biden për transferimin e kapaciteteve ushtarake amerikane në vlerë prej 675 milionë dollarësh në Ukrainë, theksi i takimit ishte në ndihmën afatgjate për Ukrainën, teksa përballet me pushtimin rus.

Me këtë rast, ministri Mehaj theksoi se Republika e Kosovës është e vendosur dhe e përkushtuar maksimalisht, përkrah aleatit tonë të pazëvendësueshëm, SHBA-së, në mbrojtje të vlerave euroatlantike si: paqja, liria dhe demokracia, për Ukrainën dhe gjithë vendet dhe popujt liridashës dhe paqedashës në Botë, thuhet në komunikatën për media e Ministrisë së Mbrojtjes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM