Manifesta 14 njofton se libri i sapopublikuar “Prishtina në 53 ndërtesa” përvijon një portret të shumështresuar të kryeqytetit të Kosovës duke përdorur arkitekturën si një prizëm për të kuptuar proceset politike, kulturore dhe ekonomike.
Libri përmban ese mbi pesëdhjetë e tre ndërtesa të shkruara nga autorë me formime dhe perspektiva profesionale dhe gjeografike të ndryshme dhe të bashkëshoqëruara me fotografi nga fotografi italian Filippo Romano. Së bashku, ata ofrojnë larmshmëri dhe ritregime në zëra të shumtë rreth historisë së Prishtinës dhe të tashmes së saj. Në këtë libër gjeni dhe një kontribut nga Carlo Ratti, një prej ndërmjetësuesve kreativë të Manifesta 14 Prishtina e gjithashtu prej Daniele Belleri-t dhe Erzë Dinaramës si dhe prej Nita Dedës dhe Dion Zeqirit.
Donika Luzhnica dhe Jonas König, redaktorët e këtij botimi prezantojnë qasjen dhe diskutojnë mbi se si emocionet dhe marrëdhëniet me këto ndërtime formojnë perceptimin për qytetet.
Nesër në Qendrën për Praktikë Rrëfyese do të na bashkohen redaktorët e “Prishtina në 53 ndërtesa” Donika Luzhnica, Jonas König dhe Filippo Romano në ora 15.00 për një bisedë rreth këtij publikimi. Na u bashkoni, thuhet në postimin në Facebook të Manifesta 14 Prishtina.
PANORAMA, 2021. Photo © Filippo Romano






