Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës, vitin 2022 e ka shpallur vit të personave me aftësi të kufizuar dhe në kuadër të kësaj ka ndërmarrë disa veprime për të përmirësuar pozitën e nxënësve dhe studentëve të kësaj kategorie gjatë shkollimit të tyre.
Nagavci në postimin e saj në Facebook ka thënë se si Ministri e Arsimit kemi ndërmarrë një varg veprimesh konkrete për të përmirësuar pozitën e fëmijëve me nevoja të veçanta dhe familjeve të tyre, si punësimi i asistentëve, përkrahja financiare përmes bursave si dhe veprime të tjera.
E vetëdijshme se kjo kategori përballen me sfida të shumta, sot kam ndarë laptopë për studentët me nevoja të veçanta të cilët studiojnë në universitete publike të Kosovës.
I përgëzova për kurajon dhe angazhimin në punën e tyre akademike dhe i inkurajova që të adresojnë secilën kërkesë të tyre e cila ua bën më të lehtë punën gjatë studimeve.
Si Ministri e Arsimit kemi ndërmarrë një varg veprimesh konkrete për të përmirësuar pozitën e fëmijëve me nevoja të veçanta dhe familjeve të tyre, si punësimi i asistentëve, përkrahja financiare përmes bursave si dhe veprime të tjera.
Angazhimi ynë për ta nuk do të ndalet dhe do të jetë i vazhdueshëm.