Kryeministri, Albin Kurti në ditën e dytë të qëndrimit në Tokio, në rezidencën shtetërore në Pallatin Akasaka, është pritur nga kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida.
Kurti në postimin e tij në Facebook ka shpreh ngushëllime në emër të popullit dhe Qeverisë së Kosovës për vdekjen tragjike të ish kryeministrit Shinzo Abe, si dhe e ka falënderuar për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme japoneze për zhvillimin e Kosovës.
Tregova për të arriturat socio-ekonomike të Kosovës dhe interesimin tonë për investime nga Japonia, teksa konfirmova pjesëmarrjen tonë në EXPO Osaka 2025. Japonia është vend shumë i rëndësishëm i G7, me të cilën ne ndajmë pikëpamje të njëjta vlerore dhe strategjike.
Në fund të takimit kryeministri Kishida më tha të përcjell përshëndetjet e tij për popullin e Kosovës, kurse unë e ftova ta vizitojë Kosovën në një të ardhme të afërt.