Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia arreston shtatë të dyshuar dhe konfiskohen mbi 68 kg marihuanë

Sht 28, 2022

Zyrtarë policorë të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, (Njësia Pejë, Gjakovë e Mitrovicë), të përkrahura nga njësi tjera policore, sot më, 28.09.2022, pas hetimeve disamujore dhe pas pranimit të urdhëresës së gjykatës, kanë realizuar kontrolle në dhjetë lokacione nën dyshime për kultivim dhe trafikim me lëndë narkotike. Në të gjitha lokacionet e kontrolluara ka qenë edhe prokurori nga PTh Pejë.

Gjatë realizimit të operacionit policor në cilësi të të dyshuarve janë arrestuar: G.J., (viti i lindjes 1985, mashkull shtetas i Shqipërisë), E.M., (viti i lindjes 2000, mashkull kosovar), Z.M., (viti i lindjes 1988, mashkull kosovar), E.J., (viti i lindjes 2000, mashkull kosovar), F.D., (viti i lindjes 1976, mashkull kosovar), F.Gj., (viti i lindjes 1973, mashkull kosovar) dhe A.J., (viti i lindjes 1970, mashkull kosovar).

Policia ka konfiskuar si provë materiale që do të përdorët në procedurë të mëtejme: substancë narkotike 68 kg e 49 gr, dyshohet të jetë marihuanë, që ka qenë në proces të tharjes, 177 bimë narkotike të llojit kanabis-sativa, 421 gr. substancë narkotike, dyshohet e llojit kokainë, dy armë zjarri, para të gatshme e dëshmi tjera.

Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës dhe pas intervistimit në konsultim me prokurorin u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM