Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se oficeri, toger Luan Haradinaj diplomoi me sukses të lartë në Kursin Bazik për Oficer të Inteligjencës Ushtarake në SHBA (MIBOLC).
Mehaj në postimin e tij në Facebook ka thënë se kuadrit tonë specialistik në fushën e inteligjencës ushtarake i shtohet edhe oficeri Toger Luan Haradinaj i cili me sukses të lartë diplomoi në Military Intelligence Basic Officer Leader Course (MIBOLC) në SHBA.
Suksesi i Luanit na bënë shumë krenar të gjithëve sepse me angazhimin e pandëprerë, vendosmërinë e çeliktë, si dhe përkushtimin maksimal, dëshmon lidership të eprorit ushtarak dinjitoz, duke vazhduar traditën e babait, Shkëlzenit dhe xhaxhait, Luanit, Heronjëve tanë të mëdhenj të Kombit dhe Atdheut.
Shumë urime Luan e suksese të mëtejme në karrierën ushtarake dhe misionin në shërbim ndaj Atdheut!