Në Galerinë Kombëtare të Kosovës pranohen 87 vepra artistike të blera nga Ministria e Kulturës për vitin 2022.
Së shpejti, të gjitha këto vepra do të ekspozohen për publikun, fillimisht në Galerinë Kombëtare, e më tutje në ambientet e Kuvendit të Republikës së Kosovës ku do të qëndrojnë për një kohë më të gjatë.
Plani afatgjatë për ekspozimin e veprave të reja të blera nga artistët vendorë ka për bazë vendosjen e tyre nëpër institucione publike të Republikës së Kosovës brenda dhe jashtë vendit.
Vitin e ardhshëm, përveç blerjes me thirrje publike, do të fillojë edhe blerja direkte e veprave të artit, thuhet në postimin në Facebbok të MKRS-së.






