Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku ka njoftuar se është kremtua 50 vjetori i Baletit Kombëtar të Kosovës me sjelljen në skenë të baletit të parë shqiptar “Halili dhe Hajria”.
Balerinët e Baletit Kombëtar të Kosovës së bashku me balerinë nga Teatri i Operës dhe Baletit në Shqipëri, nën përcjelljen e Orkestrës së Filharmonisë së Kosovës, dhuruan emocione të fuqishme krenarie dhe shpërfaqën shembullin se si ngritet një institucion me pasion, këmbëngulje e denjësi.
Çeku në postimin e tij në Facebook ka thënë se ende i kemi një borxh të madh balerinëve, koreografëve, kostumografëve e skenografëve që kanë punuar gjatë këtyre viteve për të mirë të baletit kosovar, e ajo është ndërtimi i një objekti ku Baleti Kombëtar i Kosovës sjellë në skenë shfaqjet e tyre në mënyrë të dinjitetshme.
Përgëzime Baletit Kombëtar të Kosovës për organizimin e kësaj ngjarje ashtu siç i ka hije festimit të 50-vjetorit, nderimin e brezit të parë të balerinëve e balerinave dhe mbylljen e mrekullueshme me të ardhmen e vendit tonë, balerinët e balerinat e reja që na dhanë emocion të veçantë me performancën e tyre.






