Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti- admirali Munsch: Thellim i bashkëpunimit mes Qeverisë së Kosovës dhe KFOR-it, në ruajtjen e sigurisë në vend

Tet 10, 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, Admiralin Stuart B. Munsch. 

Kurti rikonfirmoi gatishmërinë për thellim të bashkëpunimit ndërinstitucional mes Qeverisë së Kosovës dhe KFOR-it, në shërbim të sigurisë së të gjithë qytetarëve të vendit tonë. 

Duke shprehur mirënjohje për punën, rolin dhe rëndësinë e KFOR-it në Kosovë, kryeministri Kurti ritheksoi se ruajtja e sigurisë në Republikën e Kosovës është qëllim i përbashkët. Ai e njoftoi me progresin ekonomik, demokratik, social e të sigurisë në Kosovë. 

Në këtë takim u theksua zotimi për angazhim dhe koordinim ndërmjet Qeverisë, institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR) në shërbim të paqes për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM