Build Skills with our trainings

Sign up now!

Congress and Event Organization organizon panairin AGROKOS 2022 më 19-20 tetor

Tet 13, 2022

CEO  – Congress and Event Organization organizon panairin AGROKOS 2022 me datën 19 dhe 20 Tetor në Pallatin e Rinisë në Prishtinë i cili këtë vit ka mbledhë rreth vetës mbi 130 ekspozues, panairi do jetë hapur nga ora 10:00 deri në orën 18:00.

AGROKOS sjell traditën e tij 22 vjeçare për të kontribuar në zhvillimin e sektorit privat në Kosovë dhe rajon. AGROKOS tash e shumë kohë ka shërbyer si pikëtakim mes bizneseve të shumta të cilat synojnë zgjerimin e prodhimit apo të tregut si në Ballkan ashtu edhe më gjerë.  Ajo çka ky panair vazhdimisht është munduar të sigurojë është një mjedis i përshtatshëm i të bërit biznes përmes organizimit të një eventi ndërkombëtar, i cili organizohet me standarde të larta dhe është çertifikuar ndërkombëtarisht nga Asociacioni Ndërkombëtar i Panaireve me seli në Francë – UFI. Panairi tashmë është specializuar në trajtimin individual të ekspozuesve, bashkëpunëtorëve por edhe vizitorëve të saj.

Gjatë këtij rrugëtimi 22 vjeçar me përplot krenari kemi ndjekur shumë biznese të vogla në rrugën e tyre drejt zgjerimit dhe së fundmi në depërtimin e tyre në tregje ndërkombëtare. Jo rastësisht slogani e konfirmon se bizneset rriten me AGROKOS. Ky slogan qëndron, sepse kjo ka qenë storja e shumë kompanive pjesëmarrëse në këtë panair.

Duke u munduar që vazhdimisht të ketë risi për klientët dhe vizitorët, përveç takimeve B2B, në edicionin e sivjetmë janë rezervuar për shumë nga pjesëmarrësit takime të jashtëzakonshme me top ekspertë ndërkombëtarë të industrisë së fushës së agrobiznesit në mënyrë që kompanitë të diskutojnë dhe këshillohen drejtpërdrejtë nga ta.

Ky vit po ashtu sjellë risi tjera të shumta si:

  • Për herë të parë organizohet nën Patronatin e Zyrës së Kryeministrit të    Republikës së Kosovës dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë.
  • Pavijoni nga Bosnja së bashku me shumë kompani,
  • Pavijoni në nivel nacional nga Mali i ZI së bashku me shumë prodhues,
  • Pavijoni nga shoqata Organica me prodhues të certifikuar  me produktet e tyre organike.
  • Pjesëmarrje e lartë e bizneseve anëtare nga Shoqata e prodhuesve dhe përpunuesve të pemëve dhe perimeve.
  • Sesione informuese nga Ministria e Bujqësisë për prodhues vendor për grante dhe subvencione.
  • Pjesëmarrje e drejtorive komunale të Bujqësisë me bizneset e rajonit te tyre, duke veçuar këtu Komunën e Vushtrrisë,
  • Pjesëmarrje e kompanive Italiane të cilat janë në rritje dhe të fokusuara për tregun tonë.
  • Kompani individuale të profileve të ndryshme të fushës së agrobiznesit nga vendet e rajonit,
  • Seminare të dedikuara për fermerë me tema aktuale për agrobiznesin.

Duke u bërë pjesë e AGROKOS-it, kompanitë mësojnë për trendet në fushën e agrobiznesit, për risitë e konkurrencës dhe zgjerojnë rrjetin e distribuimit në nivelin vendorë dhe  ndërkombëtar, thuhet në komunikatën për media e CEOKOS.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM