Build Skills with our trainings

Sign up now!

Mbështetje BQK-së përmes projekteve, me qëllim të zhvillimit të mëtejmë të sistemit financiar në Kosovë

Tet 14, 2022

Gjatë qëndrimit në takimet vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, Guvernatori Fehmi Mehmeti po vazhdon takimet me përfaqësues të këtyre dy institucioneve.

Guvernatori Mehmeti ka zhvilluar takime me udhëheqësin e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Kosovën, Di Bella, si dhe me Drejtorin e Konstituencës tonë në Fond, Palotai.

Gjatë kësaj periudhe Guvernatori Mehmeti u takua edhe me Drejtorin e Departamentit Evropian të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Alfred Kammer, të cilin e njoftoi për zhvillimet e fundit në sistemin financiar të Kosovës, i cili po vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm në mbështetje të zhvillimit ekonomik të vendit.

Në takimin me zëvendës presidenten e Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore, Anna Bjerde, përveç diskutimit lidhur me zhvillimet në sistemin financiar në vend, u diskutua edhe për mbështetjen e mëtutjeshme të BQK-së përmes projekteve të ndryshme, me qëllim të zhvillimit të mëtejmë të sistemit financiar në Kosovë.

Gjatë ditës së sotme, Guvernatori do të ketë takime edhe me Departamentin e Politikave Monetare dhe Tregjeve të Kapitalit, do të marrë pjesë në mbledhjen plenare vjetore të Bordit të Guvernatorëve, si dhe në takimin e Konstituencës tonë në Fondin Monetar Ndërkombëtar, thuhet në komunikatën për media e BQK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM