Build Skills with our trainings

Sign up now!

Manifesta 14: re.act.feminism është projekt ekspozimi dhe arkivi kushtuar artit feminist

Tet 15, 2022

Manifesta 14 njofton se re.act.feminism është projekt ekspozimi dhe arkivi kushtuar artit feminist, queer dhe performancës së lidhur me gjininë nga vitet 1960 deri në vitet 1980 dhe “kthimit” të tij në formën e rishfaqjeve, riformulimeve dhe përfaqësimeve arkivore. Që kur projekti filloi më 2008, kuratorët e tij Bettina Knaup dhe Beatrice E. Stammer kanë paraqitur vepra nga mbi 180 artistë ndërkombëtarë dhe kolektivë artistësh në ekspozita dhe ngjarje të ndryshme, si edhe në formatet e shtypura dhe online. Nga viti 2011 deri më 2014, projekti u zgjerua për të përfshi një arkiv të performancës.

re.act.feminism #3 eksploron tri tema: subjektet në zh/dukje, as/gjënë dhe hakmarrjen (avatarët dhe shumëfishat). nisi në Manifesta 14 Prishtinë. Tre kuratore të ftuara – Sofia Dati, EVBG Marie Sophie Beckmann & Julie Gaspard dhe Suza Husse – paraqesin vepra të reja feministe queer nga artistë më të rinj, me fokus të veçantë në fushën digjitale.

Punimi i tyre gjendet në Galerinë Kombëtare të Kosovës si pjesë e ekspozitës Good as Hell: Voicing Resistance, thuhet në postimin në postimin në Facebook të Manifesta 14 Prishtina.

 

re.act.feminism #3 – polyphonies. interferences. drifts, 2022, © re.act.feminism. Photos © Manifesta 14 Prishtina / Atdhe Mulla

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM