Build Skills with our trainings

Sign up now!

MAShTI: 25 nxënës të profilit të flokëtarisë nënshkruajnë kontrata me biznese për kryerjen e praktikës profesionale

Tet 15, 2022

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit në mes të Qendrës së Kompetencës “Shtjefën Gjeçovi” dhe përfaqësuesve të bizneseve, si dhe nënshkrimit të kontratave me 25 nxënës të profilit të Flokëtarisë për kryerjen e praktikës profesionale në ndërmarrje.

Ministrja Nagavci me këtë rast ka theksuar se, me nënshkrimin e këtyre kontratave, nxënësit do të zbatojnë susksesshëm mësimin dual.

Ajo falënderoi përfaqësuesit e bizneseve të cilët kanë qenë të gatshëm të bashkëpunojnë me Ministrinë dhe Agjencinë e Arsimit Profesional dhe Arsimit për të Rritur për t’iu mundësuar nxënësve që një pjesë të mësimeve të tyre ta ndjekin në mënyrë praktike.

Nagavci tha se, marrë parasysh bashkëpunimet e deritanishme me bizneset mund të thuhet se sistemi dual po zbatohet suksesshëm dhe po ofrohen mundësi të zgjerimit edhe në profile të tjera.

Drejtori i Qendrës së Kompetencës “Shtjefën Gjeçovi”, Blerim Gërvalla tha se është dashur kohë për të ardhur deri te realizimi i zbatimit të mësimit praktik.

Gërvalla tha se kjo shkollë edhe në të kaluarën ka zbatuar sistemin dual, por jo në këtë nivel të bashkëpunimit.

Ndërsa, nxënësja Drenusha Krasniqi falënderoi menaxhmentin e shkollës për mundësinë që nxënësit e profilit ku ajo mëson të realizojnë edhe punën praktike.

Ndryshe, sipas Marrëveshjes së nënshkruar, nxënësit në klasën e dhjetë 2 ditë të mësimit i kalojnë në punë praktike dhe 3 ditë në shkollë, ndërsa në klasën e njëmbëdhjetë dhe dymbëdhjetë, 3 ditë në punë praktike dhe 2 ditë në shkollë, thuhet në postimin në Facebook të MAShTI-t.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM