Build Skills with our trainings

Sign up now!

Çeku: Prishtina, kryeqytet evropian i artit bashkëkohor, afër 800 mijë vizita në lokacionet e Manifesta 14

Tet 27, 2022

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku ka bërë të ditur se është java e fundit e Bienales Manifesta 14 në Prishtinë, një organizim i jashtëzakonshëm që mblodhi artistë bashkëkohorë nga vendi dhe bota në Prishtinë dhe dëshmoi kapacitetet që ka Kosova për organizimin e një ngjarje me përmasa të tilla.

Qasja në art dhe transformimi i hapësirave publike, audienca vendore dhe ndërkombëtare, aktivizimi i aseteve të trashëgimisë kulturore në funksion të ekspozimit të artit bashkëkohor janë disa nga efektet pozitive që i ka sjellë vendit Manifesta.

Çeku në postimin e tij në Facebook ka thënë se Manifesta 14 Prishtina padyshim ka vendosur Kosovën në hartën e organizimeve kulturore më të mëdha në Evropë. Kosova ka shumë artistë bashkëkohorë të vlerësuar që janë shumë të suksesshëm në skenën ndërkombëtare të artit. Po përdorim njohuritë dhe përvojën e tyre për të ndërtuar një institucion të madh këtu në Kosovë, atë të Muzeut të Artit Bashkëkohor, që do të shërbejë për brezat e ardhshëm dhe për të hapur dyert për më shumë bashkëpunime dhe mundësi për artistët tanë.

 

Ishte kënaqësi të shohim numrin e madh të vizitorëve dhe interesimin për të parë programin artistik që është ofruar përgjatë kësaj periudhe. Lokacionet në hapësira të mbyllura kanë pasur 140 mijë vizita, 612 mijë vizita janë zhvilluar në intervenimet artistike publike, në total 752 mijë vizita në të gjitha lokacionet e bienales deri tani.

 

Njohja dhe vëmendja ndërkombëtare që ka marr Kosova përmes paraqitjes në mediat ndërkombëtare ka ndikuar po ashtu në promovimin dhe imazhin e vendit tonë në botë.

 

Manifesta 14 Prishtina padyshim që ka ndryshuar qytetin për këto 100 ditë. Vende të reja që ofrojnë program të pasur artistik dhe po ashtu monumente të trashëgimisë kulturore që tash shihen nga një tjetër perspektivë, transformimi urban ka dhënë shembull si mund të integrohet trashëgimia kulturore në të mirë të njerëzve dhe komunitetit, kjo përmes artit dhe natyrisht ndikimi në ekonomi si shkak i numrit të madh të vizitorëve.

 

Në vitin kur kemi nisur themelimin e Muzeut të Artit Bashkëkohor, Manifesta është shembull për domosdoshmërinë e artit dhe industrisë së artit si një katalizator ekonomik dhe social. Kosova ka shumë artistë bashkëkohorë të vlerësuar që janë shumë të suksesshëm në skenën ndërkombëtare të artit. Po përdorim njohuritë dhe përvojën e tyre për të ndërtuar një institucion të madh këtu në Kosovë, atë të Muzeut të Artit Bashkëkohor, që do të shërbejë për brezat e ardhshëm dhe për të hapur dyert për më shumë bashkëpunime dhe mundësi për artistët tanë.

 

Manifesta 14 Prishtina padyshim ka vendosur Kosovën në hartën e organizimeve kulturore më të mëdha në Europë.

 

Vetëm edhe pak ditë kanë mbetur për të vizituar lokacionet ku janë bërë intervenime dhe hapësirat artistike, prandaj ftoj të gjithë ata që deri tani nuk i kanë vizituar të shijojnë artin dhe intervenimet artistike në kuadër të Bienales Manifesta.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM