Njësiti për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, ka zbatuar planin operativ, Identifikimi i fëmijëve në situatë rruge si viktima të mundshme të trafikimit.
Qëllimi i zbatimit të këtij Plani Operativ ka qenë ndërmarrja e masave pro-aktive në parandalimin e trafikimit me njerëz.
Gjate kësaj janë hasur dy të dyshuara, femra shtetase te Republikës se Shqipërisë, A.M. dhe E.K. të cilat bashkë me fëmijët e tyre kërkonin lëmoshë .Të njëjtat pas shoqërimit të tyre në polici intervistohen lidhur me rastin.
Është njoftuar dhe konsultuar Prokurori i Shtetit (kujdestar) me vendimin e të cilit dy të dyshuarat lirohen në procedurë të rregullt Iniciohet rast si keqtrajtim apo braktisje e fëmijës, kurse kundër të dyshuarave do të ngritët Kallëzim penal, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.