Build Skills with our trainings

Sign up now!

Sir Starmer ofron përkrahje kryeministrit Kurti për Kosovën në arenën dhe integrimet ndërkombëtare

Nën 1, 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në Londër, sot u prit në takim nga lideri i Partisë Laburiste në Mbretërinë e Bashkuar, Sir Keir Starmer. Lideri laburist shoqërohej nga zëvendësja e tij, Angela Rayner, kurse kryeministri Kurti nga ambasadori ynë, Ilir Kapiti.

U diskutuan një sërë temash të bashkëpunimit të ndërsjellë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar, si dhe zhvillimet aktuale politike në botë posaçërisht pas agresionit ushtarak dhe invazionit rus në Ukrainë.

Solidariteti me popullin ukrainas dhe uniteti i demokracive dhe progresistëve kundrejt autokracive u konstatua si prioritet i përbashkët.

Kryeministri Kurti e njoftoi Sir Keir Starmer për përparimin e Kosovës në sundimin e ligjit dhe rritjen ekonomike dhe e falënderoi atë për rolin historik të laburistëve në mbështetjen e Kosovës.

Sir Keir Starmer gjithashtu i ofroi përkrahje kryeministrit Kurti për Kosovën në arenën dhe integrimet ndërkombëtare, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM