Build Skills with our trainings

Sign up now!

MFPT: Prezantohet Raporti PEFA për Menaxhimin e Financave Publike në Kosovë

Nën 11, 2022

Nën organizimin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve dhe Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë është prezantuar sot raporti i Vlerësimit të Shpenzimeve Publike dhe Përgjegjësive Financiare (PEFA) për Kosovën. Vlerësimi PEFA analizon performancën e menaxhimit të financave publike në qeverisjen qendrore sipas 31 tregusëve të performancës.

Gjatë fjalës së tij, ministri i Financave Hekuran Murati u shpreh se Qeveria e Kosovës e vlerëson PEFA-n si një ndër mjetet kryesore në përcaktimin e prioriteteve të reformave në menaxhimin e financave publike. Kjo gjithashtu, theksoi ai, kur konsiderojmë se PEFA mund të shërbejnë si udhërrëfyes për investimet e partnerëve tanë zhvillimorë në sektorë të caktuar.

Udhëheqësja e Ekipit të PEFA, Teneva nënvizoi se raporti i PEFA-s tregon se Kosova ka bërë një progres të rëndësishëm në reformat e Menaxhimit të Financave Publike, ku Qeveria e Kosovës vleresohet me ‘A’ dhe ‘B’ në 23 nga gjithsej 31 tregues. Tutje, Teneva theksoi se vlerësimi i Kosovës është më i miri në rajon.

Raporti thekson se procesi buxhetor në Kosovë është i qartë, me rregulla dhe afate të përcaktuara; strategjia fiskale është po ashtu e hartuar në linjë me rregulla fiskale të përcaktuara në legjislacion; kurse mekanizmat e brendshëm të kontrollit, si dhe ekzistenca e Llogarisë së Vetme të Thesarit përmenden si faktorë kyç në ekzektutimin transparent të mjeteve nga buxheti i shtetit.

Aktualisht, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka fokusuar përpjekjet në trajtimin e treguesve të cilët kanë nevojë për përmirësim si raportimi i risqeve fiskale, përmirësimi i paraqitjes se dokumenteve buxhetore, si dhe rritja e kontrollit të zotimeve.

Vlerësimi i PEFA për Kosovën është realizuar në kuadër të projektit të Bashkimit Evropian me Qeverinë e Kosovës “Asistencë teknike për Mbështetjen e Zbatimit të Reformave të Menaxhimit të Financave Publike në Kosovë”, thuhet në komunikatën për media e MFPT-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM