Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia e Kosovës e përkushtuar në ofrimin e sigurisë dhe forcimin e bashkëpunimit me qytetarë

Nën 11, 2022

Policia e Kosovës po punon me përkushtim për të ofruar siguri në tërë territorin e Republikës së Kosovës, përfshirë parandalimin e kriminalitetit, luftimin e dukurive negative, menaxhimin dhe kontrollin e kufirit, mundësimin e lëvizjes së lirë si dhe respektimin e të drejtave njerëzore.

Me qëllim të lehtësimit të bashkëpunimit, komunikimit të ndërsjellë me qytetarët dhe ofrimin e mundësisë për lajmërimin e rasteve të ndryshme në të gjitha rajonet dhe stacionet policore, Policia e Kosovës ka të publikuar edhe numrat kontaktues pa pagesë (192 , 0800 19999, 038 550 999), si dhe numrat e të gjitha stacioneve policore, përfshirë e-mailin zyrtar info@kosovopolice.com .

Policia e Kosovës me qëllim të krijimit të mundësive shtesë për bashkëpunim, komunikim dhe raportim të rasteve kriminale ka ofruar dhe njëherit publikuar platformën digjitale “LAJMËRO POLICINË”, e cila mund të përdoret dhe shkarkohet në pajisjet mobile në tri gjuhët, shqip, serbisht dhe anglisht.

Që nga lancimi i këtij aplikacioni në Policinë e Kosovës në nivel vendi janë raportuar rreth (10.700) raste të ndryshme, që ndërlidhen me trafikun rrugor, posedim të armëve, drogës, raste të dhunës, korrupsionit etj.

Duke vlerësuar lartë bashkëpunimin me qytetarët dhe raportimet përmes kësaj platforme, Policia e Kosovës falënderon qytetarët për raportimin e rasteve të ndryshme dhe bashkëpunimin e ofruar në arritjen e objektivave të përbashkëta për garantimin e një sigurie të përgjithshme dhe inkurajon të gjithë qytetarët pa dallim në gjitha rajonet policore posaçërisht në rajonin e Mitrovicës Veri , që edhe më tutje rastet të raportohen pa hezitim në mënyrën më të lehtë dhe më të qasshme për ta.

Të gjitha raportimet nga ana e qytetarëve përmes këtij aplikacioni ofrojnë transparencë, konfidencialitet dhe anonimitet të plotë, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

Videospoti në shqip: Lajmëro Policinë linku:

https://www.facebook.com/KosovoPolice/videos/2724012827842597

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM