Build Skills with our trainings

Sign up now!

Krasniqi pritet në Këshillin Atlantik, flet për synimet integruese të Kosovës

Nën 19, 2022

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, vizitën zyrtare në Washington DC e ka përfunduar me një takim në selinë e Këshillit Atlantik.

Krasniqi është pritur nga Drejtori i Qendrës Evropiane, Jörn Fleck dhe zyrtarë të tjerë të Këshillit Atlantik.

“Si një ndër organizatat amerikane më me ndikim në fushën e çështjeve ndërkombëtare, Këshilli Atlantik është i përkushtuar në formësimin e një të ardhmeje më prosperuese dhe më të sigurt globale. Në këtë kontekst, me Drejtorin e Qendrës Evropiane, Jörn Fleck, dhe zyrtarë të tjerë të Këshillit Atlantik, kishim një diskutim të hapur dhe përmbajt;sor lidhur me sfidat politike, ekonomike dhe ato të sigurisë, nëpër të cilat po kalon vendi dhe rajoni ynë”, është shprehur lideri i PDK-së.

 

“Së bashku me miqtë tanë në SHBA, nëpërmjet bashkëpunimit dhe ideve të përbashkëta, ne do të angazhohemi për hartimin e strategjive të mirëfillta politike në kuadër të vizionit tonë për të ndërtuar një vend më të lirë, më të sigurt dhe më prosperues!”, tha ai.

Në këtë takim, Krasniqi shprehu qëndrimin dhe synimin e pa alternativë të popullit të Kosovës për anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian, NATO dhe OKB, thuhet në komunikatën për media e PDK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM