Ministria e Kulturës njofton se filmi i metrazhit të gjatë artistik “Toka brenda meje” me regji nga Fisnik Maxville, ka fituar çmimin “Filmi më i mirë debutant” në festivalin e filmit Tallin Black Nights në Estoni, njërin prej festivaleve më të mëdha të filmit në Evropën Veriore, njëherit edhe festival i kategorisë “A”, i mbajtur përgjatë datave 11-27 nëntor 2022.
“Toka brenda meje” është realizuar me mbështetjen e Qendrës Kinematografike të Kosovës, Federal Office for Culture, Cinéforom, Loterie romande, Media Desk Suisse, Suissimage dhe FOCAL, në bashkprodhim me RTS Radio Télévision Suisse.
Kurse filmi, “Nëntor i ftohtë” me regjisor Ismet Sijarinën, producent Fatmir Spahiun, skenar nga Ismet Sijarina dhe Arian Krasniqi, është bërë pjesë e Netflix International, shërbimit të transmetimit të shfaqjeve televizive, filmave, animacioneve, dokumentarëve, dhe shumë prodhimeve të tjera kinematografike.
Gjithmonë krenarë me punën e artistëve e filmbërësve tanë që janë shndërruar në ambasadorët më të mirë të shtetit tonë.
Urime të dy ekipeve të filmit dhe gjithë komunitetit kinematografik të Kosovës, suksese tutje, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.