Është përfunduar me sukses ushtrimi fushor “Ujku i Nëntorit” që është zhvilluar në poligonin në Babaj të Bogës dhe në Aeroportin e Gjakovës, me pjesëmarrje të rreth 500 ushtarëve me qindra automjete ushtarake, me qëllim trajnimin, vlerësimin dhe validimin e aftësive operacionale të Kompanive dhe të Togjeve.
Mehaj në postimin e tij në Facebook ka thënë se ushtria e Republikës së Kosovës pandërprerë angazhohet për ngritjen e aftësive profesionale dhe operacionale, me synim plotësimin e standardeve të NATO-s, gjithmonë në mbrojtje të paqes, sovranitetit territorial dhe vlerave demokratike.