Build Skills with our trainings

Sign up now!

Mehaj dhe Wallander diskutojnë rreth avancimit të FSK në implementimin e Planit të Përgjithshëm të Tranzicionit

Nën 30, 2022

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, u takua me Ndihmës Sekretaren e Mbrojtjes të SHBA-së për Çështjet Ndërkombëtare, Celeste Wallander, ku diskutuan rreth gatishmërisë së Republikës së Kosovës për t’i shërbyer paqes dhe sigurisë globale përmes anëtarësimit në A-5 dhe iniciativave të tjera rajonale, gjithnjë në koordinim të plotë me aleatët tanë evropianë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Po ashtu, në këtë takim u diskutua rreth avancimeve të FSK-së në implementimin e Planit të Përgjithshëm të Tranzicionit, gatishmërisë për bashkë zbarkime përkrah ushtrive të shteteve partnere, ofrimin e mbështetjes për popullin ukrainas, zbatimin e planit bilateral me SHBA-të dhe përmbushjen e qëllimit të Republikës së Kosovës për anëtarësim në NATO dhe BE, thuhet në postimin në Facebook të Ministrisë së Mbrojtjes.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM